Aktualitet

Goditi kolegun me kokë dhe e la të vdekur, 26-vjeçari shqiptar dënohet me 7 vite burg në Itali

Shqiptari ka thënë gjithmonë se është i pafajshëm deri më tani, por vitin e kaluar edhe Gjykata e Apelit të Firences konfirmoi vendimin e mëparshëm të magjistratëve. Sipas rikonstruksioneve të kryera nga karabinierët e Pontedera-s, faktet i referohen tani më shumë se katër viteve më parë. 

20 Maj 2022, 18:21 Nga DOSJA
Goditi kolegun me kokë dhe e la të vdekur, 26-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar u dënua me shtatë vjet burg për akuzën e vrasjes së një kolegu të punës në Itali pas një sherri që kishin patur në dhomat e zhveshjes në kompaninë ku punonin.

Sipas mediave vendase, shqiptari ka thënë gjithmonë se është i pafajshëm deri më tani, por vitin e kaluar edhe Gjykata e Apelit të Firences konfirmoi vendimin e mëparshëm të magjistratëve. Sipas rikonstruksioneve të kryera nga karabinierët e Pontedera-s, faktet i referohen tani më shumë se katër viteve më parë. 

Në mars të 2018, dy kolegët janë takuar në dhomën e zhveshjes së kompanisë për të cilën punonin të dy, në përfundim të një turni pune që dukej si shumë të tjera. Sipas dëshmitarëve shqiptari dhe 46-vjeçari italian kishin patur debate dhe më përpara por do të ishte një konfrontim i parë për të sqaruar përfundimisht keqkuptimet që në fakt pati efektin e kundërt, duke degjeneruar në dhunë fizike. 

Gjatë zënkës 26-vjeçari e ka goditur me kokë aq fort dhe papritur, saqë sipas prokurorisë ka qenë shkaku kryesor që ka çuar në vdekjen e kolegut për shkak të plagëve të marra. Nga ana tjetër, mbrojtja vuri në dukje faktin se i ndjeri, kur u shpëtua pas ngjarjes, para se të merrte frymën e fundit, nuk ua përmendi asnjëherë emrin e sulmuesit hetuesve dhe shpëtimtarëve të mbërritur në vendngjarje.

Për ta komplikuar më tej pamjen është mungesa e dëshmitarëve okularë dhe mosfunksionimi i amerave brenda ambienteve të kmpanisë, dy elementë që me siguri do të kishin kontribuar në ofrimin e një skenari edhe më të qartë. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll