Aktualitet

Tritoli në Radhimë, dyshime mbi konkurentët dhe të shkuarën e Shabanit

Shabani ka dëshmuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri (babë e bir) pasi dyshohet se ka shërbyer si korrier i kunatit të tij Florenc Çela për të përcjellë një letër të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi tek Çapjat.

20 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Tritoli në Radhimë, dyshime mbi konkurentët dhe të
Tritoli në Radhimë

VLORË- Tritoli që shpërtheu një ditë më parë në bar restorant "Odeon 2" në Radhimë ishte lidhur me telefon. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur është mësuar se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me motor, vetëm pak minuta para se të shpërthente tritoli. Personi në fjalë kishte një skafandër në kokë dhe fytyra nuk i dallohej.

Hetimet janë fokusuar tek e shkuara e personit që kishte marrë me qira ambientin, Sadrit Shabani, i cili ka punuar si DJ në lokalin e Çapjave. Tre muaj më parë, Shabani ka dëshmuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri (babë e bir) pasi dyshohet se ka shërbyer si korrier i kunatit të tij Florenc Çela për të përcjellë një letër të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi tek Çapjat.

Në dëshminë e tij, Shabani ka pohuar se ka përcjellë letrën por se nuk dinte asgjë për ngjarjen. Një tjetër pistë është edhe konkurenca nga persona që mund ta kenë pasur ambientin me qira vitin e shkuar.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll