Aktualitet

Shpërthen bombola e gazi në një banesë në Krujë, shkrumbohet gjithçka

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, ku në banesën e N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

20 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazi në një banesë në Krujë,
Foto ilustruese

KRUJË- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë, ditën e sotme dhe si pasojë është shkrumbuar nga flakët e gjithë banesa. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, ku në banesën e N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Si pasojë, është djegur plotësisht banesa dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, në banesën e shtetasit N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll