Aktualitet

A ka pasur përpjekje për intimidim për prokurorët e SPAK? Përgjigjet Arben Kraja

Arben Kraja është shprehur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë e për të devijuar në vendimet e marra.

20 Maj 2022, 16:02 Nga DOSJA
A ka pasur përpjekje për intimidim për prokurorët e SPAK?
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja është shprehur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë e për të devijuar në vendimet e marra. Në raportimin e tij, Kraja tha se ndërhyrja është vepër penale, e të gjithë prokurorët janë të detyruar të deklarojnë nëse ka pasur ndërhyrje të tilla, pasi konsiderohen si vepër penale.

Pyetje: A ka pasur mënyra për t’u intimiduar juve dhe prokurorë të tjerë të SPAK?

Kraja: Normalisht një ndërhyrje për të ndikuar në vendimarrje është vepër penale dhe Çdo prokuror është i detyruar ta deklarojë dhe deri tani nuk ka patur ndërhyrje. Jemi një vend i vigël nuk jetojmë në laborator por nuk kemi pasur ndonjë rast. Nuk kemi pasur asnjë indicie nga insitucionet e tjera që dikush po ndërhyn tek prokurorët e SPAK për të ndikuar në hetime.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll