DOSJA-‘Plumbi i artë’/ Zbërthimi i Dumanit dhe Hoxhajt, 4 ‘bossa’ krimi POROSISNIN atentate
Dy të penduarit e drejtësisë me ato që kanë thënë kanë goditur 8 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin. Disa prej tyre nisin që nga viti 2011 deri së fundmi, më 29 mars, ditë kur Nuredin Dumani u vu në prangat e Policisë së Shtetit.
TIRANË- Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dy të penduarit e drejtësisë me ato që kanë thënë kanë goditur 8 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin. Disa prej tyre nisin që nga viti 2011 deri së fundmi, më 29 mars, ditë kur Nuredin Dumani u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Në rrëfimet e tij, Dumani ka zbuluar shumat marramendëse që jepnin bossat e krimit në Shqipëri për të hequr qafe personat që i prishin punë, si psh.: Endrit Dokle, Sokol Sanxhaktari dhe Lulzim Masha. Ndërsa për “nivelet” e dyta, shuma maksimale e dhënë është 70 mijë euro.
Në vetën e parë, Nuredin Dumani tregon edhe si ka nisur përplasja me vëllanë e tij të gjakut, Talo Çelën, të cilit për hakmarrje i vrau të vëllanë. Pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhajt, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit. Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për një atentat që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të 4 emrave të njohur të krimit Vrasja e tij do të bëhej për shkak se ishte i lidhur me Suel Çelën dhe do të paguhet 200 mijë euro, shumën sipas Dumanit do e paguante Florenc Çapja; për “kokën” e Endrit Dokles, Ervis Martinaj ishte i gatshëm të paguante 500 mijë euro, por dha kapar 100 mijë, edhe pse vrasja nuk u bë kurrë; ndërsa për Lulzim Mashën, Suel Çela kishte premtuar 150 mijë euro, por Skedi Tase gaboi dhe dështoi.
Ndërkohë që mësohet se avokati Alban Brengasi ishte i gatshëm të paguante 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë, por Dumani nuk kishte pranuar. Ndaj detyra i kaloi Gjergj Cukalit. Dumani është rrëfyer për ekzekutimin e Fatmira Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014. Ai ka treguar se vrasja e saj është bërë nga Talo Çela, pasi kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda në vitin 2013.
Nuredin Dumani tregon me detaje se si ka organizuar vrasjet me anëtarët e bandës së tij duke zbuluar edhe mënyrën e komunikimit. Përveç “Sky ECC” është përdorur edhe aplikaconi "Matrix", të cilin e përdornin për të shkëmbyer mesazhe e foto me njëri-tjetrin. Nëse aplikacioni Matrix arrin të konfigurohet në celular, bisedat mes bandave mund të kodohen. Dumani foli, por tani mbetet që Policia të kapë “bossët” e krimit, përveç ushtarëve. Sigurisht nëse i gjen në Shqipëri...
E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Vrasja e Andi Zylyfit/ Dumani nxjerr autorët, implikon Mir Haxhiajn dhe Altin Ndocin
TIRANË- Vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim të Peqinit është zb...
Dosja- Petrit Qoli ishte "gërricur" me dikë, Dumani u hakmor: U vesha si plak, i vura tritol tek restoranti
TIRANË- Nuredin Dumani jo çdo gjë e bënte për para. Ai ka treguar një rast kur i vendosi tritol në restorantin e një...
Vrasja e kamarierit në Elbasan/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon dosjen për gjykim
TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen për vrasjen e Gazmend Kurmakut në te...
Dosja- Ç'gjeti Policia tek shtëpia e Dumanit në Fier, si reagoi e dashura kur e pa të plagosur
Nuredin Dumani TIRANË- Në dosjen e plotë të SPAK të siguruar nga Dosja.al, efektivët e Policisë raportojnë gjith&e...
DOSJA- Talo Çela donte vrasjen e Arben Çeta, Dumani ndoqi aksionin mbi një pishë
Pamje nga vendi ku Çeta u vra në 2014 TIRANË- Kamber Mehja jepte 60 mijë euro për të vrarë Arben Çetën, i ...
Dosja- Si u ekzekutua Emiljano Ramazani, sa doli nga palestra e vranë, Palushi fshehu provat
Emiljano Ramazani TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në...
Dosja- Vrasja e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla u çoi mesazh: Iu pres në Shënevlash
Besmir dhe Viktor Haxhia TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Bes...
Ju gjet një pistoletë poshtë sediljes së makinës, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Britani(EMRI+FOTO)
Klejdi Kazani BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...
U masakrua nga shokët e Dumanit, del FOTO-ja e ish-gruas së avokatit në spital
Blerta Bengasi TIRANË- Kjo është Blerta Bengasi, ish-gruaja e Alban Bengasit, avokati i cili ofroi 120 mijë euro për eleminimin e ...
Endej prej 51 ditësh në malin Olimp, gjendet 41-vjeçari shqiptar në Greqi, shoku: Ishte në depresion
Panajot Kaleshi GREQI- Është gjendur pas 51 ditësh 41-vjeçari shqiptar Panajot Kaleshi, i cili rezultonte i zhdukur në...

