Po ktheheshin nga puna për në shtëpi, 43-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Itali
Pamje nga aksidenti ITALI- Një grua 43-vjeçare, me origjinë shqiptare, por banuese në Pozzallo, humbi jetën dhe bashkëshort...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
TIRANË- 28 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë. Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Maj 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 703
Testime totale 1,821,469
Raste pozitive 275,802
Raste të shëruara 272,066
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Fier 26
Korçë 16
Vlorë 14
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 5
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2
(I.A/dosja.al)
Pamje nga aksidenti ITALI- Një grua 43-vjeçare, me origjinë shqiptare, por banuese në Pozzallo, humbi jetën dhe bashkëshort...
Eldi Çala, Klement Çala dhe Viktor Ymeri TIRANË- Tre të burgosur janë mbyllur në regjimin e posaçmë për ...
Idriz Daulle TIRANË- Finalja e Conference League më 25 maj në ‘Air Albania’ ku Roma luan përballë Feyenoord, pos r&eum...
Arma e sekuestruar ITALI-Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Terni të Italisë nga karabinierët për arm...
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja ësh...
Foto ilustruese KRUJË- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë, ditën e sotme dhe si pasojë ...
Foto ilustruese Përdorimi i Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) ku bëjnë pjesë edhe pesticidet është nj&eu...
Tritoli në Radhimë VLORË- Tritoli që shpërtheu një ditë më parë në bar restorant "Odeon 2" n&eu...
Të përmendurit në dosje TIRANË- Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e...
TIRANË- Vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim të Peqinit është zb...