Aktualitet

Po ktheheshin nga puna për në shtëpi, 43-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Itali

Dy bashkëshortët po udhëtonin në bordin e makinës së tyre tip Fiat Multipla, në rrugën provinciale 66 që lidh Pozzallo-n me qytetin Santa Maria del Focallo, kur për arsye ende të paqarta makina u përplas me një mur të një shtëpie private.

20 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
Po ktheheshin nga puna për në shtëpi, 43-vjeçarja
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një grua 43-vjeçare, me origjinë shqiptare, por banuese në Pozzallo, humbi jetën dhe bashkëshorti i saj u plagos në një aksident rrugor të ndodhur në periferi të Pozzallos në Itali.

Sipas mediave vendase, dy bashkëshortët po udhëtonin në bordin e makinës së tyre tip Fiat Multipla, në rrugën provinciale 66 që lidh Pozzallo-n me qytetin Santa Maria del Focallo, kur për arsye ende të paqarta makina u përplas me një mur të një shtëpie private.

Duket se çifti po ktheheshin në shtëpi pas ditës së punës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca për t'i dhënë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve që shkuan në vendngjarje gruaja kishte humbur jetën në vend ndërkohë që bashkëshorti i saj u transportua në spitalin “Maggiore-Nino Baglieri” në Modica dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll