Politike

Paralajmërimi i deputetit të CDU/CSU, Bardhi thirrje Berishës: Hiq dorë nga PD

Bardhi thotë se nëse Berisha nuk largohet nga partia, mund të rrezikojë pezullimin e PD-së nga Partia Popullore Europiane. 

20 Maj 2022, 14:16 Nga DOSJA
Paralajmërimi i deputetit të CDU/CSU, Bardhi thirrje Berishës:
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të heqë dorë nga PD. Përmes një postimi publik, Bardhi thotë se Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndalojë pengmarrjen e partisë për interesat personale. Duke iu referuar deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krichbaum, Bardhi thotë se nëse Berisha nuk largohet nga partia, mund të rrezikojë pezullimin e PD-së nga Partia Popullore Europiane. 

POSTIMI:

“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët Europian po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD. Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla. Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për Detutche ëelle ai ka qenë mjaft i prerë për rikthimin e Berishës në krye të PD, duke u shprehur se rrezikohet anëtarësimi në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll