Politike

VD-'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Kraja deklaroi se nuk do të komentojë asgjë, duke shtuar se ai bën detyrën dhe zbaton ligjin. 

20 Maj 2022, 11:38 Nga DOSJA
VD-'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja -
Arben Kraja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pyeti ditën e sotme gjatë komisionit të Ligjeve, kreun e SPAK, se nëse kryeministri ose ministrat ndikojnë në punën e tyre. Përgigjia e dhënë nga Kraja, ishte shumë e prerë. Ai deklaroi se nuk do të komentojë asgjë, pasi ai vetëm bën detyrën dhe zbaton ligjin. 

Enkelejd Alibeaj: Edhe opozita ka pasur kërkesat e veta për performancën e SPAk, cështje të pastrimit të parave, fenomen u rëndë për Shqipërinë, të ligjeve speciale, Teatri, inceneratoret, Bechetti. 50 kallëzime penale për zgjedhjet e kaluara. Ju mbështesim edhe për aksionin e djeshëm. Tani kam disa pyetje. Cilat janë nevojat që SPAK do ti plotësohet nga Kuvendi? Nevoja ligjore, të natyrës së buxhetit, të stafit apo të tjera? Në këtë situatë ka patur deklarime politke nga kryeministri, ministri I drejtësisë të cilët kërkojnë që tju tregojnë pritoritete dhe tju vendosin axhendën? Kjo është një ndërhyrje e politikës në punën e drejtësisë. E konsideroni ndërhyrje në punën tuaj, dhe a rrënon besimin e publikut te veprimtaria juaj?

Arben Kraja: Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll