Politike

Dorëzimi i mandateve, reagon CDU-CSU: Shqipëria po humb shumë pikë me partnerët europianë

22 Shkurt 2019, 14:57 Nga DOSJA
Dorëzimi i mandateve, reagon CDU-CSU: Shqipëria po humb shumë

Partia e Kancelares gjermane, Anglea Merkel, CDU-CSU, ka reagua lidhur me djegien e mandateve nga Opozita. (Lexo këtu)

Nëpërmjet zëdhënësit të saj Florian Hahn, CDU-ja gjermane thekson se refuzimi nuk e ndihmon Shqipërinë, ndërsa shton se Shqipëria po humb shumë kredite me partnerët europianë.

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur.

Deputetët po bëjnë një shërbim të keq, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik”, – thuhet në deklaratën e CDU-CSU. 

Dje kryeministri Rama e quajti vendimin e Opozitës një vetëvrasje politike, ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. (Lexo këtu) Sipas tij, vendimi i Opozitës ishte një “akt kamikaz” që rrezikon çeljen e negociatave. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cdu-csu djegia e mandateve të opoztisë merkel cdu-csu djegia e mandateve të opoztisë merkel

Sondazh

Poll