Politike

Protesta/ Vasili: Ndërpreja e sinjalit një puç i dështuar, të hetohet Rama e SHISH

22 Shkurt 2019, 13:37 Nga DOSJA
Protesta/ Vasili: Ndërpreja e sinjalit një puç i dështuar,

TIRANË- Në një dalje për mediet, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama se u bë pjesë e një puci të vërtetë anti- kushteues të qytetareve. Në deklaratën e tij, Vasili u shpreh se duhet të hetohet për informacionet e manipuluara se do të kishte dhunë.

U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puc të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë.

“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushteues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin kate të turpshëm ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente”, u shpreh Vasili.

Ditën e djeshme opozita zhvilloi një protestë paqësore, para godinës së Parlamentit.(Lexo këtu) Deputetët opozitar në përfundim të protestës, dorëzuan në Kryesinë e Kuvendit deklaratën e tyre për lënien e mandatit.

Në kohën kur mbahej protesta e opozitës, AKEP njoftoi ndërprerjen e sinjalit e telefonisë celulare në perimetrin pranë tubimit, pas një kërkese nga Policia e Shtetit. Në deklaratën e saj, AKEP tha se ishte kërkesë nga Policia e Shtetit, si pjesë e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës gjatë ditës së enjte.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama nderprerja e sinjalit telefonik petrit vasili protesta e opozites 21 shkurt edi rama nderprerja e sinjalit telefonik petrit vasili protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll