Politike

Rama thirrje universiteteve: Për të fituar para duhet të dorëzoni projekte

22 Shkurt 2019, 11:40 Nga DOSJA
Rama thirrje universiteteve: Për të fituar para duhet të

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me studentë të Gjirokastrës për “Paktin për Universitetin”, ku u ka bërë apel drejtuesve të universiteteve që të dorëzojnë projekt për të fituar para.

“Për të kërkuar para është gjëja më e thjeshtë, aq më tepër që ju të Gjirokastrës paratë i ruani, do i bëjmë të gjitha ato në bazë të projekteve që do na dorëzoni”, kjo thirrje e kryeministri erdhi, pasi rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema, tha se ka mungesë ambientesh dhe kërkohen më shumë programe profesionale

Kreu i qeverisë solli dhe shembuj nga jashtë, ku tha se universitet bëjnë projekte kërkimore  për të fituar para.

“Universitet në botë gjenerojnë të ardhura. Ky universitet fle mbi një pasur të jashtëzakonshme dhe ka filluar të zgjohet.  Çështë kjo pasuri? Është Gjirokastra ku mendja, dija dhe vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi ti ofrojë sektorit privat jo vetëm studime sesi mund të nxirren më shumë të ardhura por edhe projekte konkrete”, u shpreh Rama.

Takimet mes Kryeministrit dhe studentëve bëhen në vazhdën e protestës së dhjetorit 2018, ku është vendosur dialog mes palëve për të zgjidhur problematikat e artikuluara nga studentët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e studenteve rama me studentet takim me student ne gjirokaster edi rama protesta e studenteve rama me studentet takim me student ne gjirokaster

Sondazh

Poll