Politike

Basha përfundon vizitën në Vienë, mbledh me urgjencë Kryesinë e PD

22 Shkurt 2019, 11:27 Nga DOSJA
Basha përfundon vizitën në Vienë, mbledh me urgjencë

AUSTRI-  Kreu i Partisë Demokratike ka ndërprerë vizitën e tij në Vienë dhe pritet që të kthehet sot pasdite në Tiranë. Sipas informacioneve Basha do të kthehet në Tiranë sot dhe do të mbledhë Kryesinë e PD në orën 18:00.

Basha gjatë vizitës së tij ka zhvilluar takime me përfaqësues të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes disa postimeve në Twitter ku edhe ka shpërndarë foto gjatë diskutimeve me kryedemokratin Basha.

“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postimin bashkëngjitur fotove.

At the @epp and likeminded Group in the @OSCEPA we had as special guest @lulzimbasha_al reporting on the worrying situation in #Albania, demonstrations against the socialist government, corruption, drugs trafficking and un democratic developments pic.twitter.com/bcGb63hqGV

— EPP_OSCEPA (@EPP_OSCEPA) February 22, 2019

Po ashtu PPE bën me dije se sot në rend dite është diskutimi në lidhje me situatën në Shqipëri pas protestave të opzitës.

This morning the @epp and likeminded Group met during the winter meeting of the @OSCEPA welcoming candidacy’s for officers for the annual meeting in #Luxenburg informing on the situation and tensions in #Albania and #NorthMacedonia pic.twitter.com/0E8SPENLCo

— EPP_OSCEPA (@EPP_OSCEPA) February 22, 2019

Takimet e Bashës me PPE bëhet një ditë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve dhe pas protestës së opozitës së bashkuar (Lexo këtu), kundër qeverisë Rama. Basha ka përsëritur thirrjet për largimin e Ramës dhe për zgjedhje të parakohshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites takim me ppe takime ne viene lulzim basha protesta e opozites takim me ppe takime ne viene

Sondazh

Poll