Politike

Kokë më kokë e të buzëqeshur, Basha në aeroport me djalin e Berishës (VIDEO)

22 Shkurt 2019, 10:15 Nga DOSJA
Kokë më kokë e të buzëqeshur, Basha në aeroport me

TIRANË- Me përfundimin e protestës së opozitës dhe dorëzimin e mandateve, kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se do të kishte një vizitë zyrtare në Vienë. Basha pritet të takojë disa zyrtarë europianë në Asamblenë Parlamentare të OSBE.

Ditën e sotme, kryetari i PD është filmuar në aeroportin e Rinasit bashkë me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Basha dhe Berisha shihen të qeshur teksa janë ulur krah njëri-tjetrit, me gjasë për të udhëtuar të dy drejt Vienës.

E ndërsa motivi i vizitës së Bashës tashmë dihet zyrtarisht, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Shkëlzen Berishën. Ky i fundit ka reaguar disa orë më vonë në rrjetet sociale duke treguar të vërtetën e vizitës. (Shiko këtu)

Vizita e Bashës në Vienë vjen në një kohë kur vendi është përfshirë në një krizë politike. Opozita ka vendosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. 

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. (Lexo këtu).

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aeroporti i rinasit asambleja parlamentare e osbe basha ne viene lulzim basha shkëlzen berisha aeroporti i rinasit asambleja parlamentare e osbe basha ne viene lulzim basha shkëlzen berisha

Sondazh

Poll