Politike

Djegia e mandateve/ Kuvendi çon kërkesat në KQZ, çfarë do të ndodhë me deputetët që s’janë dorëhequr?!

22 Shkurt 2019, 14:36 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Kuvendi çon kërkesat në KQZ,

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesat e deputetëve të opozitës që vendosën të digjnin mandatet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kuvendi ka çuar kërkesat në KQZ, pavarësisht se kishte në dispozicion një afat prej 30 ditësh.

Tashmë i ngelet KQZ të veprojë për të bërë ndërprerjen e mandateve. 

Fatmir Mediu, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nard Ndoka dhe Lefter Koka janë ende deputetë. (Lexo ketu)

Murrizi e Koka, kanë sqaruar pozicionet e tyre, dhe kanë thënë se do të vijojnë të jenë deputetë, ndërkohë që 3 demokratët, Ndoka, Mediu e Hajdari ndodhen jashtë Shqipërisë prej disa ditësh. 

Që prej dy ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kodi zgjedhor kqz kuvendi i shqiperise djegia e mandateve te opozites kodi zgjedhor kqz kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll