Politike

‘Kam nisur 5 mesazhe, pa përgjigje’, studentja ‘zë ngushtë’ Ramën, kryeministri ia kalon fjalën ministres (VD)

22 Shkurt 2019, 13:10 Nga DOSJA
‘Kam nisur 5 mesazhe, pa përgjigje’, studentja ‘zë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët në Gjirokastër është zënë ngushtë nga një studente pasi ajo i tha që i është ndërprerë ndihma ekonomike.

Rama i ka theksuar se ka marrë një përgjigje nga qeveria e tij por studentja është shprehur se ka nisur shumë mesazhe por asnjë përgjigje nuk ka marrë.Në këtë moment Rama u zu ngushtë dhe ia kaloi përgjegjësinë ministres Shahini duke u shprehur se këto janë detaje shumë të imta që nuk i di.

BISEDA: 

Studentja: Duke qenë se u prek kjo tema e bursave dhe në protestë. Studentët si unë që janë familjarë, janë të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike për arye që akoma nuk i kam kuptuar. Unë kam komunikuar me ju vetë zoti Kryeministër dhe ju kam nisur një mesazh , dy, tre, katër, pesë dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Unë kam asnjë të ardhur, jam nënë e një fëmije. Jam duke studiuar. Nuk e kam situatën për të paguar tarifëm.

Rama: Ke marrë përgjigje dhe të kanë thënë të shkruar te platforma. Këto lloj problemi unë nuk kam mundësi t’i përgjigjem. Jo nga mungesë e dëshirës por janë pyetje teknike.

Studentja: Nga cila platformë se mua nuk më ka ardhur asnjë përgjigje. S’e mbaj mend.

Rama: Mos më ndërprit të lutem. Mos na kujto kohën kur u shtrua për negocim edhe edukuata. Ministrja këtu është dhe ministrja do i japë përgjigje se janë detaje shumë të imta dhe nuk i di.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ' edi rama gjirokaster studentja ' edi rama gjirokaster studentja

Sondazh

Poll