Politike

Denoncimi te Berisha: Dritan Dajti po shkarkon punonjësit e KLGJ-së

22 Shkurt 2019, 14:39 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Dritan Dajti po shkarkon punonjësit e KLGJ-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi digjital, sipas të cilit thuhet se “kryetarja e KLGJ, ka shkarkuar punonjësen e protokollit me preteksin se ka vonuar disa orë kërkesën e ministres për çështjen Dajti”.

Denoncimit të publikuar, Berisha i bashkëngjit mbishkrimin: “Dritan Dajti shkarkon punonjësit e KLGJ!”.

Postimi i plotë:

Dritan Dajti shkarkon punonjesit e KLGJ!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital! sb

Ceshtja Dritan Dajti e trumbetuar qe do hetohet nga KLGJ, eshte lene aty per ta zene pluhuri. Sigurisht jane pregatitur edhe nese plas skandali, pasi vete kryetarja e KLGJ, ka shkarkuar punonjesen e protokollit me preteksin se ka vonuar disa ore kerkesen e ministres per ceshtjen Dajti. (Edhe kerkesa ka probleme ligjore por kete do publikohen me vone dokumente) edhe pse kerkesa u dergua brenda dites, per ceshtjen Dajti nuk u vu uji ne zjarr. Kjo sa i perket ceshtjes Dajti, keto rethana jane lehtesisht te verifikueshme edhe nga qytetaret. Se dyti, kryetarja e KLGJ, vepron sipas direktivave te zyrtares se burimeve njerezore e cila eshte lidhja midis E gjell Agçes,Erion Veliaj dhe kryetares se klgj. Per ta bere sa me te besueshem shkarkimet, nen uhezimin e propagandes se Bashkise Tirane dhe qeverise, jane vene nen presion disa nepunes me prejardhje te djathte, si edhe disa njerez te konvertuar, per te larguar nga puna ne kundershtim me statusin e nepunesit civil edhe ligjit te miratuar nga vete qeveria aktuale.

Vendimi i gjykatës për të dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burg, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së 4 punonjësve të policisë, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, paralajmëruan gjykatësit që morën vendimin në fjalë, se do të merreshin të gjithë hapat ligjor ndaj tyre. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan dajti klgj shkarkohen punonjësit e klgj dritan dajti klgj shkarkohen punonjësit e klgj

Sondazh

Poll