Politike

Berisha: Rama po shkatërron kombin, opozitën e ktheu në fasadë

Gjatë një takimi me qytetarët e Korçës, Berisha tha se në mandatin e parë Rama zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin, në mandatin e dytë e ktheu opozitën në fasadë, ndërsa tani në mandatin e tretë po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.

19 Maj 2022, 18:59 Nga DOSJA
Berisha: Rama po shkatërron kombin, opozitën e ktheu në
Sali Berisha

KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama në të treja mandatet e tij po shkatërron vendin. Gjatë një takimi me qytetarët e Korçës, Berisha tha se në mandatin e parë Rama zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin, në mandatin e dytë e ktheu opozitën në fasadë, ndërsa tani në mandatin e tretë po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.

"Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve. Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën. Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin. Në mandatin e dytë kompromentoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll