Politike

Ankimimet/ Rithemelimi kallëzon penalisht kreun e Gjykatës së Tiranës dhe kancelarin e saj

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se PD-ja nuk ka marrë asnjë shkresë për ankimin e Alibeajt. E njëjta gjë ndodhi edhe kur dosja shkoi në Apel.

19 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
Ankimimet/ Rithemelimi kallëzon penalisht kreun e Gjykatës së
Shkresa, selia blu dhe Gjykata

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllani dhe kancelarin, Donald Xhelili. Sipas njoftimit të bërë me dije nga vetë PD-ja Kapllani dhe Xhelili në mënyrë të qëllimshme vijojnë që të mos i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore. Bëhet fjalë për ankimimin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj.

Ankimimet/ Rithemelimi kallëzon penalisht kreun e Gjykatës së

Ky i fundit kërkoi të bëhej palë në gjyq pasi Agron Zhukri njohu Rithemelimin dhe ia kaloi Komisionit me 28 anëtarë vulën e selinë e PD-së. Dosja u mor nën shqyrtim nga gjyqtarja Blerina Muça, por ajo nuk informoi Rithemelimin. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se PD-ja nuk ka marrë asnjë shkresë për ankimin e Alibeajt. E njëjta gjë ndodhi edhe kur dosja shkoi në Apel. Berisha sërish u ankua publikisht, por tashmë kanë vendosur që gjërat të zgjidhen zyrtarisht para togave të zeza.

“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj. Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime të paligjshme tenton të ndikojë proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit që mban!”- thuhet në njoftim.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll