Politike

Berisha: Ky është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur

Gjatë një takimi me demokratët e Korçës, Berisha ka thënë se kjo qeveri është shkëputur totalisht nga qytetarët dhe se po krijon pasuri duke vjedhur. 

19 Maj 2022, 18:50 Nga DOSJA
Berisha: Ky është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama është më anti-shqiptare që ka qeverisur këtë vend. Gjatë një takimi me demokratët e Korçës, Berisha ka thënë se kjo qeveri është shkëputur totalisht nga qytetarët dhe se po krijon pasuri duke vjedhur. 

"Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre. Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas  regjimit të Enver Hoxhës. Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri? Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër", tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll