Aktualitet

Zbulohet personi që vuri tritolin në vilën e Talo Çelës, urdhri u dha pas tentativës për të eliminuar Çapjan

Ky urdhër mësohet të jetë dhënë pasi Çela ka tentuar të vrasë Florenc Çapjan, plan që mbeti në tentativë.

19 Maj 2022, 18:05 Nga DOSJA
Zbulohet personi që vuri tritolin në vilën e Talo
Talo Çela dhe vila

TIRANË- Elio Bitri është personi që i ka vendosur 2.8 kilogramë tritol vilës së të shumëkërkuarit Talo Çela. Në dëshminë e Nuredin Dumanit ka dalë emri i Bitrit si ekzekutor i ngjarjes. Ky urdhër mësohet të jetë dhënë pasi Çela ka tentuar të vrasë Florenc Çapjan, plan që mbeti në tentativë.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011.

Në total janë lëshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll