Aktualitet

Suel Çela tentoi të vriste biznesmenin Lulzim Masha, punësoi Tasen e Hoxhajn

Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat, por para grupit hetimor është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person. 

19 Maj 2022, 15:28 Nga DOSJA

 

Suel Çela tentoi të vriste biznesmenin Lulzim Masha, punësoi
Suel Çela

TIRANË- Suel Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e administratorit të një shkolle private në Tiranë, biznesmenit Lulzim Masha, ngjarje për të cilën është vënë në pranga i riu Skerdi Tase që u përdor si 'doras'. Por Tase nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje. Ai ishte i shoqëruar nga Henrik Hoxhaj dhe pikërisht ky i fundit ka nxjerrë emrin e Suel Çelës. 

Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat, por para grupit hetimor është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person. 18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime.

“Dyshja vrastare”, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. FNSH-të dhe RENEA-t nisën zbatimin e 32 masave arresti të “prera” nga GJKKO. VIP-a si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(f.M/DOSJA.AL)

Sondazh

Poll