Aktualitet

Palushi, shefi i krimeve të Lezhës prishi provat për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Sipas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, Palushi ka qenë personi që ka vënë armën e zjarrit në servisin e Albert e Seit Manhasës, babë e bir.

19 Maj 2022, 16:01 Nga DOSJA
Palushi, shefi i krimeve të Lezhës prishi provat për vrasjen e
Leonard Palushi

TIRANË- Shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhës Leonard Palushi është vënë sot në pranga në kaudër të operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Nga zyra si nëpunës shteti, Palushi ishte kthyer në shërbim të bandave dhe jo pak herë u kishte ardhur në ndihmë atyre. Një prej rasteve që tashmë është zbuluar, ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur më 20 korrik të vitit 2020 tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’.

Sipas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, Palushi ka qenë personi që ka vënë armën e zjarrit në servisin e Albert e Seit Manhasës, babë e bir. Për pasojë, të dy u vunë në pranga, por më vonë u liruan për mungesë provash. Palushi ka parë me sy edhe vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 28 shtator të vitit të shkuar.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Nw total janw lwshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll