Aktualitet

Ishte planifikuar edhe vrasja e “të fortit” të Tropojës, kush akuzohet në dosjen e SPAK

Megjithatë ende nuk dihet se kush ishte personi që nuk e donte gjallë Gjeloshin dhe mbi të gjitha: përse?

19 Maj 2022, 17:44 Nga DOSJA
Ishte planifikuar edhe vrasja e “të fortit” të
Filip Gjeloshi

TIRANË- Ardian Uzuni, është paguar për të vrarë “të fortin” e Tropojës, Filip Gjeloshi. Dosja e SPAK lidhur me megaoperacionin e arrestimeve të zhvilluara sot, në një prej faqeve të saj përshkruan me detaje dhe kontraktimin e Uzunit për të hequr qafe një nga personazhet më të njohur të Tropojës. Por kjo nuk është historia e vetme për të cilën 56-vjeçari do të përballet me drejtësinë, pasi më parë është dënuar për tentativën e eliminiimit të Edmond Cakmashit. Megjithatë ende nuk dihet se kush ishte personi që nuk e donte gjallë Gjeloshin dhe mbi të gjitha: përse?

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Nw total janw lwshuar 32 masa arresti.

Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll