Aktualitet

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

Ndërsa benzina është ulur me 8 lekë për litër dhe nga pasditje e sotme do të shitet me 229 lekë për litër.

19 Maj 2022, 16:32 Nga DOSJA

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se këtë pasdite futet në fuqi çmimi i ri i naftës që do të shitet me 229 lekë për litër, duke u ulur me 4 lekë nga çmimi i mëparshëm. Ndërsa benzina është ulur me 8 lekë për litër dhe nga pasditje e sotme do të shitet me 229 lekë për litër. Çmimi i gazit do të shitet, me 90 lekë për litër.

Njoftimi i Plotë:

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll