Aktualitet

Tragjedi në Rrugën e Kombit, dajë e nip shuhen në aksident, ranë në humnerë

25-vjeçari Rrustaj humbi kontrollin e makinës në rrugën e Kombit dhe të dy përfunduan bashkë me mjetin në një humnerë prej 100 metrash.

19 Maj 2022, 17:50 Nga DOSJA
Tragjedi në Rrugën e Kombit, dajë e nip shuhen në aksident,
Andi Rrustaj dhe Xheku Loku

TIRANË- Andi Rrustaj, 25 vjeç dhe Xheku Loku, 20 vjeç, (dajë e nip) të dy banues në Tropojë kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Të rinjtë po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit kur shoferi, 25-vjeçari Rrustaj humbi kontrollin e makinës në rrugën e Kombit dhe të dy përfunduan bashkë me mjetin në një humnerë prej 100 metrash.

Drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vend, ndërsa 20-vjeçari Loku u dërgua në spital. Por, ai nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq gjithashtu. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit. Dosja.al ka sjellë edhe fotot e të rinjve që u aksidentuan.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll