Sport

Fernandinho lamtumirë pas 9 sezonesh, Guardiola mendon për Kalvin Phillips

Mesfushori 27-vjeçar i Leeds, është objektiv edhe i Manchester United, ai vlerësohet në rreth 50 milionë euro

19 Maj 2022, 16:34 Nga DOSJA
Fernandinho lamtumirë pas 9 sezonesh, Guardiola mendon për Kalvin

ANGLI - Manchester City është në treg në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit Fernandinho. 

Siç shkruan “Mirror” mëngjesin e sotëm, favorit për momentin është mesfushori shkatërrues i Leeds dhe i kombëtares së Anglisë, Kalvin Phillips.

27-vjeçari, objektiv i përbashkët edhe i Manchester United, vlerësohet në rreth 50 milionë euro dhe është emri i parë i treguar nga Guardiola për të zëvendësuar brazilianin, që i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, duke deklaruar lamtumirën e tij para pak kohësh.

Mesfushori 37-vjeçari brazialin Fernandinho po largohet nga Man.City pas nëntë sezonesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll