Sport

Pierre-Emerick Aubameyang tërhiqet nga kombëtarja e Gabonit...

Pas trembëdhjetë vitesh në fanellën e Gabonit, sulmuesi ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

19 Maj 2022, 15:12 Nga DOSJA
Pierre-Emerick Aubameyang tërhiqet nga kombëtarja e Gabonit...

SPANJE - Pierre-Emerick Aubameyang dhe kombëtarja e Gabonit, ka mbaruar. Sulmuesi i Barcelonës ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, trembëdhjetë vjet pas përzgjedhjes së tij të parë. 

Një fund i komplikuar i aventurës, pas episodit të diskutueshëm në CAN 2022 dhe përjashtimi i tij nga ekipi i kombëtar.

Lojtari ende thotë se ka kujtime të mira, si “ditën kur u ktheva nga Nigeria me “Topin e Artë” afrikan. “Në 73 ndeshje, Aubameyang ka shënuar 30 gola për t'u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll