Sport

Dikur i hoqi titullin Juventusit, ish-trajneri i Tiranës kërkon ‘bekimin nga zoti’; Nëse bie shi, Milan…

Ze Maria, ish-mbrojtësi i Interit, foli për 1 Station Radion për të komentuar garën sa i përket titullit kampion në Itali.

19 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
Dikur i hoqi titullin Juventusit, ish-trajneri i Tiranës kërkon
Ze Maria

TIRANË- Ze Maria, ish-mbrojtësi i Interit, foli për 1 Station Radion për të komentuar garën sa i përket titullit kampion në Itali. Në javën e fundit pritet të zgjidhet çdo gjë, një situatë që Ze Maria e ka jetuar kur ishte pjesë e Perugia-s si futbollist, ku Juventus humbi titullin ndaj skuadrës së brazilianit.

Ish-trajneri i Tiranës është interist i deklaruar. Duke folur në mediat italiane, ai ka komentuar se vetëm një furtunë si ajo që përjetoi Juventusi në fushën e Perugias mund të ndryshonte fatin e titullit kampion në këtë edicion në Itali.

“Për të rijetuar një Perugia-Juventus, me Lazion kampione, do të duhej ajo furtuna që ndodhi atë vit. Do të isha shumë i lumtur nëse do të ndodhte, por nuk e di nëse do të ishte e drejtë në aspektin futbollistik, pasi Milan po bën shumë mirë, ndërsa Interi e la t’i ikte nga duart disa herë, Unë si ish i Interit shpresoj që të fitojnë zikaltrit, por nuk do të ishte e drejtë për kampionatin që ka bërë Milani”, komentoi Ze Maria.

E.Ç (Dosja.al)

ze maria 47088

Sondazh

Poll