Sport

Te Arsenal ka lindur një yll i ri, Juventus mendon për transferimin e vitit; Arthur në negociata

Lamtumira e një lojtari si Giorgio Chiellini i imponon Juventusit detyrimin për të kërkuar një zëvendësues në mbrojtje.

19 Maj 2022, 13:11 Nga DOSJA
Te Arsenal ka lindur një yll i ri, Juventus mendon për transferimin e
Gabriel

ITALI- Lamtumira e një lojtari si Giorgio Chiellini i imponon Juventusit detyrimin për të kërkuar një zëvendësues në mbrojtje. Ka një marrëveshje të përgjithshme me Lazion për një shkëmbim Acerbi-Rugani por drejtuesit e Juventusit po punojnë edhe në fronte të tjera.

Juventus ka nisur të interesohet për futbollistin Gabriel,  qendërmbrojtësi aktivizohet me Arsenal dhe klubi bardhezi mund të përfshijë Arthur në negociata. Kartoni i 24-vjeçarit vlerësohet jo më pak se 50 milionë euro.

Gabriel këtë sezon me fanellën e Arsenal që e bleu në verën e vitit 2020 nga Lille për 26 milionë dhe me të cilin ka kontratë deri në qershor 2025, ka zhvilluar 38 paraqitje, duke shënuar madje katër gola.

E.Ç (Dosja.al)

 

10924 10923 gabriel

Sondazh

Poll