Sport

Barça kundër Inter Miamit dhe New York Red Bulls, në turneun e tyre amerikan

Skuadra katalane “blaugrana” do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara këtë verë

19 Maj 2022, 16:21 Nga DOSJA
Barça kundër Inter Miamit dhe New York Red Bulls, në turneun e

SPANJE - Barcelona ka njoftuar rivalët, me të cilët do të përballet këtë verë, gjatë turneut të tyre në Shtetet e Bashkuara. Skuadra katalane do të përballet me Inter Miami të David Beckham dhe New York Red Bulls.

Katalanasit kthehen në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara për një turne veror për të ndihmuar në rritjen e markës së tyre në gjigantin amerikan. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “DRV PNK” në Miami dhe “Red Bull Arena” në New Jersey. Ndeshja ndaj skuadrës së David Beckham do të luhet më 19 korrik, ndërsa dueli me Red Bulls do të luhet më 30 të po këtij muaji.

Barcelona është mësuar të vizitojë rregullisht Shtetet e Bashkuara gjatë verës. Klubi katalan e konsideron si një skenar kyç për zgjerimin në kërkim të të ardhurave të reja që klubi kërkon. Përveç vizitës në vitin 2019, skuadra ka udhëtuar edhe në 2011, 2015, 2017 dhe 2018, vit në të cilin kanë bërë një turne të përbashkët me Barça Women.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, Barcelona mund të luajë edhe disa ndeshje në tokën amerikane.  Konsiderohet të luhet një klasike në Las Vegas dhe një ndeshje kundër Juventusit në Los Angeles ose Dallas. Me këtë rast, Barça ka bashkëpunuar me agjencinë ISL për të mbyllur drejtpërdrejt ndeshjet, me dy nga skuadrat me më shumë tifozë në shtetin e Amerikës së Veriut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll