Sport

Tjetër gol për Shaqirin me Chicago Fire, realizimi i sulmuesit gjilanas për vitrinë (video)

Xherdan Shaqiri vazhdon formën e mirë me skuadrën e  Chicago Fire në kampionatin amerikan të futbollit.

19 Maj 2022, 13:29 Nga DOSJA
Tjetër gol për Shaqirin me Chicago Fire, realizimi i sulmuesit
Xherdan Shaqiri

SHBA- Xherdan Shaqiri vazhdon formën e mirë me skuadrën e  Chicago Fire në kampionatin amerikan të futbollit. Skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në transfertë me New York Red Bull në kuadër të javës së 12-të.

Ky barazim erdhi si meritë e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e fundit për skuadrën e tij,  në minutën e 89-të, gjilanasi do i jepte epërsinë Chicago-s për 2-3, por në minutat shtesë ekipi i tij do të pësonte gol. Me këtë realizim, Shaqiri shkon në kuotën e tri golave me Chicago Fire, duke asistuar pesë herë për shokët e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

57761

Sondazh

Poll