Sport

I përlotur, imazhi i fundit me fanelën e Juventusit, Dybala nuk do të jetë në Firence

Ndeshja kundër Lazios ishte ndeshja e fundit e argjentinasit për bardhezinjtë. Të hënën argjentinasi do të jetëç në një ndeshje bamirësie në “San Siro”

19 Maj 2022, 14:27 Nga DOSJA
I përlotur, imazhi i fundit me fanelën e Juventusit, Dybala nuk do

ITALI - Paulo Dybala i përlotur në stadium do të jetë imazhi i fundit me fanelën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas, në fakt, nuk do të jetë aty të shtunën mbrëma në “Franchi” kundër Fiorentinës: një vendim i marrë me marrëveshje të përbashkët me Allegrin dhe klubin. 

Tani ish-numri 10 do të jetë në fushë, të hënën në mbrëmje në “San Siro”, për një ndeshje bamirësie të organizuar nga Eto'o dhe ku pritet edhe Messi. Duke pasur parasysh interesin e fortë të Interit, mbase ky do të jetë edhe stadiumi i radhës për sulmuesin argjentinas.

Shtatë vitet e Dybala te Juventusi përfunduan zyrtarisht të hënën, kur ai përshëndeti tifozët e tij në stadium, duke shpërthyer në lot. Asnjë udhëtim në Firence, një ndeshje e kotë për bardhezinjtë dhe asnjë agoni e zgjatur e një lamtumire të padëshiruar, të paktën nga Joya. 

Nesër do të jetë stërvitja e fundit në Continassa dhe më pas, argjentinasi do të zbrazë dollapin për të nisur një aventurë të re, ende për t'u shkruar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll