Aktualitet

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet Shqipëria?

Shqipëria i ka vendosur Rusisë duke bllokuar blerjen e mallrave deri në tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Presidenti Zelensky, i kërkoi Shqipërisë me një fjalim në Kuvend, që të bllokonte anijet ruse në portet tona.

19 Maj 2022, 13:05 Nga DOSJA
MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet
Porti i Durresit

DURRËS- Nesër, datë 20 maj, në orën 21:00, pritet që në portin e Durrësit të ankorohet një anije që do të sjellë grurë nga Rusia në Shqipëri. E nisur nga porti rus i Novorosiskut, pritet që mjeti lundrues i mbushur me grurë do të shkarkohet në vendin tonë. Burime për Dosja,al bëjnë me dije se gruri do të vijë rifuxhio, jo në konteinierë, siç duhet te ndodhe dhe si ndodh zakonisht.

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet

Në direkun e anijes valëvitet flamuri i ishullit Palau. Arsyeja pse anija mban flamurin e një vendi të tretë, shtetit-ishull në Paqësor, është kryesisht për shkak të taksave, pasi ishulli në fjalë mund të konsiderohet edhe si një “parajsë e vogël” fiskale, por këtë herë edhe si një mënyrë e mirë për t’ju shmangur sanksioneve.

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet
Të njëjtat burime bëjnë me dije se anija ka mbërritur bosh pa ngarkesë në portin rus të Novorosiskut nga Italia, më konkresisht porti Coriglaino Calabro. Ekonomikisht nuk ka sens që anije të tilla të tonazhit të mesëm të lëvizin bosh nga Deri Jon në Detin e Zi, më pas të kthehen nga Joni në Adriatik. Kjo e shton misterin e këtij lundrimi të cuditshëm që do të përfundojë nesër në darkë, në bregun e vendit tonë, I ndaluar për mallrat rusë që nga fillimi I luftës në Ukrainë.

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet

Shqipëria i ka vendosur Rusisë duke bllokuar blerjen e mallrave deri në tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Presidenti Zelensky, i kërkoi Shqipërisë me një fjalim në Kuvend, që të bllokonte anijet ruse në portet tona. Kërkesa e tij për të mos lejuar as turistët rusë, duket se u refuzua në hestje nga Qeveria, por Sanksionet janë në fuqi si angazhim ndaj NATO-s.

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet

Me gjithë sanksionet, anija e nisur nga Federasa Ruse, është duke hyrë në ujërat tona dhe do të ankorohet në Portin e Durrësit sipas portalit ndërkombëtar që ndjek lëvizjen e anijeve. Për kë po vjen? Kush e ka porositur? Kush do e marrë grurin që po vjen? Biznesmenë shqiptarë, apo ndonjë vend tjetër i rajonit që ka të drejtë të operojë në portin e Durrësit në kuadrin e Open Balkan? Për këto përgjigje dosja.al u interesua tek autoritetet, por nuk mori përgjigje.

MISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionetMISTERI i anijes me grurë nga Rusia, a po i thyen sanksionet

Ndoshta mbërritja e anijes rreth orës 21.00 të së nesërmes mund tu japë përgjigje pyetjeve.

(k.m)/dosja.al

Sondazh

Poll