Aktualitet

VD-ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano bën me dije se aksioni është koduar "Golden Bullet", që në shqip do të thotë; plumbi i artë.

19 Maj 2022, 13:13 Nga DOSJA

VD-ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e

TIRANË- Zbulohet kodi i operacionit të sotëm. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano bën me dije se aksioni është koduar "Golden Bullet", që në shqip do të thotë; plumbi i artë. Por ende nuk dihet se cili ka qenë kuptimi i fjalës së koduar, pasi asnjë nga ngjarjet e hetuara ende nuk është bërë me dije për publikun. 

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll