Bota

VD/ Publikohen pamjet, si i qëlloi me shigjeta punonjësit e një supermarketi 38-vjeçari në Norvegji

38-vjeçari u deklarua fajtor para një gjyqtari dje në mëngjes, ndërsa gjykata dëgjoi se si ai përndiqte rrugët e Kongsberg me dhjetëra shigjeta përpara se të godiste me thikë pesë persona të moshës 52-78 vjeç, përfshirë katër gra, për vdekje.

19 Maj 2022, 13:57 Nga DOSJA
VD/ Publikohen pamjet, si i qëlloi me shigjeta punonjësit e një
Pamje nga sulmi

SHBA- Dalin pamjet nga sulmi me shigjeta në tetor të vitit të kaluar në Norvegji. 38-vjeçari Espen Andersen Bråthen, doli dje në gjyq për vrasjen e pesë personave dhe tentativën për vrasjen e 11 të tjerëve më 13 tetor 2021.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një supermarketi shfaqet 38-vjeçari Espen Bråthen ndërsa në dorë mban një hark dhe qëllon me shigjeta këdo që i del përpara.

Sipas Daily Mail, Bråthen u fut në supermarketin në Kongsberg dhe veç shigjetave me vete kishte edhe thika që përdoren për gjueti. Ai u mori jetën pesë personave, plagosi dy të tjerë dhe goditi pas shpinë me shigjetë një oficer policie. 

38-vjeçari u deklarua fajtor para një gjyqtari dje në mëngjes, ndërsa gjykata dëgjoi se si ai përndiqte rrugët e Kongsberg me dhjetëra shigjeta përpara se të godiste me thikë pesë persona të moshës 52-78 vjeç, përfshirë katër gra, për vdekje.

Ai u shpreh gjatë seancës gjyqsore se ai besonte se nëse merrte jetë njerëzish do të mund të rilindte.

“Më lindi ideja që për të lindur sërish, në një vend të mirë, duhej të vrisja. Mendova, tani mund të dal dhe të vras para se të verbohem. Kjo nuk do të përsëritet, sepse tani e di që është gabim të vrasësh. Më vjen keq për atë që kam bërë dhe do të doja që njerëzit që vrava të ishin ende gjallë. Më vjen shumë keq për këtë,”-tha ai.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll