Aktualitet

Përjashtoi të pastrehën nga asistenca, vihet në hetim Drejtor i Shërbimit Social në Berat

Drejtori akuzohet se ka përjashtuar nga asistenca sociale dhe nga bonusi i qerasë një të pastrehë.

19 Maj 2022, 12:45 Nga DOSJA

Përjashtoi të pastrehën nga asistenca, vihet në hetim

BERAT- Drejtori i Shërbimit Sociali në Berat është vënë në hetim. 34-vjeçari me inicialet P.XH, do të vihet në hetim në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Drejtori akuzohet se ka përjashtuar nga asistenca sociale dhe nga bonusi i qerasë një të pastrehë.

NJOFTIMI i POLICISË:

Gjithashtu, po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi P.Xh., 34 vjeç, banues në Berat, me detyrë Drejtor i Shërbimit Social në Bashkinë Berat, pasi ka përjashtuar nga asistenca sociale dhe bonusi i qirasë, shtetasen B. Gj. (e pastrehë).

(A.B)/DOSJA.AL

Sondazh

Poll