Politike

Përdhunimi në Kavajë/ Spiropali flet sërish: E pamundur që prindërit mos të jepnin një mesazh publik

22 Shkurt 2019, 09:07 Nga DOSJA
Përdhunimi në Kavajë/ Spiropali flet sërish: E pamundur

Për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajës ka folur sërish ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali.

 E ftuar në televizionin “A2 CNN”, ajo deklaroi se  familja kavajase përfundoi si fryt i “barbarisë politike dhe mediatike”, dhe sipas saj  “ishte e pamundur për prindërit të mos jepnin një mesazh publik, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriteshin”.

Spiropali tregoi edhe që ka qenë gjyshi i vajzës që është paraqitur fillimisht tek zyrat e saj. “Ai kishte parë një reagim timin publik dhe gjeti një person me të cilin mund të fliste”, u shpreh Spiropali. 

Pak javë më parë ministrja vizitoi familjen e vajzës së mitur në Kavajë që u përdhunua nga shokët e saj të klasës. Pati edhe shumë reagime pas videos së publikuar nga Rama ku shfaqeshin prindërit dhe familjarët e të miturës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali perdhunimi i te mitures ne kavaje elisa spiropali perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll