Aktualitet

Vritet 'maneci', Mërkuri i përfshirë në 12 ngjarje kriminale, atentati ndaj Dalipajt e dhunimi i libanezit

‘Maneci’ është skeduar si vrasës me pagesë dhe dyshohet të ketë qenë përfshirë në të paktën 12 ngjarje kriminale, mes tyre dhe në atentatin ku mbeti i vrarë ish-efektivi Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti (ish-i fejuari i këngëtares Fjolla Morina), ngjarje e ndodhur në vitin 2017. 48-vjeçari gjithashtu është skeduar për trafik droge, por nuk ka asnjë dënim të marrë nga drejtësia shqiptare.

18 Maj 2022, 23:13 Nga DOSJA
Vritet 'maneci', Mërkuri i përfshirë në 12 ngjarje
Arben Mërkuri dhe foto nga vendi ku u vra

DURRËS- Arben Mërkuri (Ismaili), i njohur si ‘maneci’ dhe një person i skeduar si vrasës me pagesë është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme. 48-vjeçari ndodhej në lokalin që ka në pronësi të tij në qendër të Sukthin, bashkë me djalin e mitur, në momentin që një mjet “Mercedes benz”, tip ‘GLE’ është afruar dhe personat që ndodheshin brenda kanë qëlluar me breshëri ndaj Mërkurit. Dy plumba e kanë kapur 48-vjeçarin në kraharor dhe qafë e kanë bërë që ai të binte në tokë. E gjithë skena është parë edhe nga djali i mitur i Arben Mërkurit.  

Vritet 'maneci', Mërkuri i përfshirë në 12 ngjarje
Arben Mërkuri

Pas ngjarjes, 48-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra e ka ndërruar jetë, ndërsa autorët janë zhdukur pa gjurmë. Mjeti dhe targat e përdorura në atentat rezultojnë të vjedhura. Dy orë pas krimit u raportua për një makinë të djegur në Vlorë, por nuk dihet nëse ka lidhje me atentatorët e ngjarjes që tronditi Sukthin këtë mbrëmje.

Tashmë zona është rrethuar dhe grupi hetimor po merret me sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në bizneset e zonës ku ndodhi atentati. Pavarësisht se nga pamjet që solli Dosja.al, gjithçka duket errësirë, nja avantazh ky për autorët e krimit.

Kush ishte Arben Mërkuri?

‘Maneci’ është skeduar si vrasës me pagesë dhe dyshohet të ketë qenë përfshirë në të paktën 12 ngjarje kriminale, mes tyre dhe në atentatin ku mbeti i vrarë ish-efektivi Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti (ish-i fejuari i këngëtares Fjolla Morina), ngjarje e ndodhur në vitin 2017. 48-vjeçari gjithashtu është skeduar për trafik droge, por nuk ka asnjë dënim të marrë nga drejtësia shqiptare. Ndërsa në Itali ka vujtur dënim me burg për trafik të lëndëve narkotike. Pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë kanë lidhje me të shkuarën mjaft problematike të Mërkurit, duke nisur që nga konfliktet e mundshme për pazaret e drogës, deri tek ngjarjet kriminale në të cilat ai është përfshirë.

Arben Mërkuri ka qenë edhe një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirin e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, kur gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij u përplas qëllimisht nga një tjetër makinë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muharremi (i tmerrshmi i Sukthit ose Rrumi i Shijakut) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital. 

Fillimisht policia e shtetit e klasifikoi si një ngjarje aksidentale, por më pas versionet e tjera nuk munguan.  Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja, të tre me banim në Sukth u thirrën dhe u morën në pyetje pasi ishin të dyshuarit e parë për ngjarjen, por gjithçka mbeti me aq. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. Vetë 55-vjeçari u mor në pyetje nga hetuesit ku dëshmoi se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Ai tregonte se autorët, pasi kanë goditur automjetin “Mitsubishi” ku udhëtonte, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup. Prona prej 28 hektarësh, në të cilën kompania “Omnix Albania”, me administrator biznesmenin libanez, do të investonte rreth 200 milionë euro për ngritjen e një kompleksi turistik u la në mes. Kompania tërhoqi gjithë investimin dhe dhjetë ditë pas dhunimit, biznesmeni u largua nga vendi ynë, me barrelë. Projekti turistik parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018 duke e shndërruar Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll