Aktualitet

Atentati në Sukth, policia del me njoftim zyrtar

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

18 Maj 2022, 21:40 Nga DOSJA
Atentati në Sukth, policia del me njoftim zyrtar
Policia e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur në Durrës, ku u vra Arben Mërkuri (Ismaili). Në njoftim bëhet me dije se Mërkuri u plagos rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë: Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç. Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2022, 20:43

Atentat në Sukth, vritet një person

Foto Ilustruese DURRËS- Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...