Aktualitet

Me dy mbiemra, ‘maneci’ që u ekzekutua sot në Sukth dyshohej se ishte vrasës me pagesë, e qëlluan në lokalin e tij

Këtë pasdite, persona ende të paidentifikuar janë afruar pranë tavolinës ku ishte ulur Mërkuri dhe e kanë qëlluar dy herë.  48-vjeçari është dërguar në spital por nuk ka munduar tu mbijetojë plagëve të marra.

18 Maj 2022, 21:46 Nga DOSJA
Me dy mbiemra, ‘maneci’ që u ekzekutua sot në Sukth
Foto Ilustruese

DURRËS- Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u vra sot është skeduar edhe si vrasës me pagesë. Dosja.al mëson se Mërkuri njihej si ‘maneci’ (fjalëpak) dhe është qëlluar teksa ndodhej në dyqanin e tij, në qendër të Sukthit. Ai kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim. Këtë pasdite, persona ende të paidentifikuar janë afruar pranë tavolinës ku ishte ulur Mërkuri dhe e kanë qëlluar dy herë.  48-vjeçari është dërguar në spital por nuk ka munduar tu mbijetojë plagëve të marra.

Arben Mërkuri (Ismaili), ka qenë një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”.

Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital. Rrahja përfundoi me largimin e biznesmenit nga Shqipëria, por ngjarja nuk u zbardh. ‘Rrumi i Shijakut’, Mërkuri e Krahja u morën në pyetje, por gjithçka u la me kaq.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2022, 20:43

Atentat në Sukth, vritet një person

Foto Ilustruese DURRËS- Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...