Aktualitet

U vra sot, Arben Mërkuri dyshohet se ishte përfshirë në atentatin ndaj Ervin Dalipajt

Ende nuk dihet se çfarë roli mund të ketë pasur Mërkuri në ngjarjen kriminale të ndodhur në vitin 2017.

18 Maj 2022, 22:59 Nga DOSJA

U vra sot, Arben Mërkuri dyshohet se ishte përfshirë në

TIRANË- Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u vra sot në Sukth dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ku u vra ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin Dautaj (ish-i fejuari i këngëtares Fjolla Morina). Ende nuk dihet se çfarë roli mund të ketë pasur Mërkuri në ngjarjen kriminale të ndodhur në vitin 2017.

Si ndodhi ngjarja në vitin 2017

Ervin Dalipaj ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës dhe shoku i tij Juxhin Dautaj u vranë me 12 plumba automatiku janë ekzekutuar mesditën e kësaj të marte në afërsi të Sukthit. Të dy personat po udhëtonin në automjetin tip Audi S8, në momentin që u ndoqën nga atentatorët dhe u qëlluan me breshëri.

Pista kryesore e hetimit ishte ajo e ekzekutimit për hakmarrje ndërsa ngjarja dyshohet se lidhet me krimet në qytetin e Durrësit e përkatësisht me rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.  Për këtë ngjarje në akuzë zyrtarisht ka qenë Ervin Dalipaj i cili së bashku me Denis Shtrazën, por deri në momentin që iu bë pritë dhe u ekzekutua, nuk dihej asgjë për të.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll