Aktualitet

VIDEO- Ia vranë të atin para syve, momenti kur djali i mitur i Mërkurit largohet nga skena e krimit

Dosja.al ka mësuar se i mituri ka qenë prezent në momentin që atentatorët kanë zbrazur automatikun mbi të atin, teksa ky i fundit ndodhej në lokalin që ka në qendër të Sukthit.

18 Maj 2022, 22:31 Nga DOSJA
VIDEO- Ia vranë të atin para syve, momenti kur djali i mitur i
Me rreth, djali i Arben Mërkurit

DURRËS- Dosja.al ka siguruar pamjet nga qendra e Sukthit, aty u ekzekutua Arben Mërkuri, një 48-vjeçar me precedent penalë. Në video duket dhe djali i mitur i Mërkurit, i cili njihej edhe me mbiemrin Ismaili që largohet nga një efektive policie që aty. Bashkë me të duket dhe një djalë tjetër.

Dosja.al ka mësuar se i mituri ka qenë prezent në momentin që atentatorët kanë zbrazur automatikun mbi të atin, teksa ky i fundit ndodhej në lokalin që ka në qendër të Sukthit. Mërkuri u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve. Mërkuri është skeduar edhe si vrasës me pagesë. Ai njihej si ‘maneci’, kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim. 

Arben Mërkuri ka qenë edhe një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Për të njëjtën ngjarje u morën në pyetje Landi Muhaerrimi (Rrumi i Shijakut) e Skënder Krahja.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll