Aktualitet

FOTOJA - Ky është Arben Mërkuri që u vra sot në Sukth

18 Maj 2022, 22:22 Nga DOSJA
FOTOJA - Ky është Arben Mërkuri që u vra sot në Sukth
Arben Mërkuri dhe vendi ku u vra

DURRËS- Personi që po shikoni në foto është Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u vra sot në Sukth. 48-vjeçari ndodhej në lokalin që ka në pronësi të tij në qendër të Sukthin, bashkë me djalin e mitur, në momentin që një mjet “Mercedes benz”, tip ‘GLE’ është afruar dhe personat që ndodheshin brenda kanë qëlluar me breshëri ndaj Mërkurit.

FOTOJA - Ky është Arben Mërkuri që u vra sot në Sukth
Arben Mërkuri

Dy plumba e kanë kapur 48-vjeçarin në kraharor dhe qafë e kanë bërë që ai të binte në tokë. E gjithë skena është parë edhe nga djali i mitur i Arben Mërkurit.  

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll