Mërkuri u vra sot, rrahu libanezin me të ‘tmerrshmin e Sukthit’, Mitri la 200 mln euro investim në gjysmë e iku me barrelë nga Shqipëria
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.
DURRËS- Arbën Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u vra në qendër të Sukthit mbrëmjen e sotme ka qenë një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.
Fillimisht policia e shtetit e klasifikoi si një ngjarje aksidentale, por më pas versionet e tjera nuk munguan. Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja, të tre me banim në Sukth u thirrën dhe u morën në pyetje pasi ishin të dyshuarit e parë për ngjarejn, por gjithçka mbeti me aq. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. Vetë 55-vjeçari u mor në pyetje nga hetuesit ku dëshmoi se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.
-
Atentat në Sukth, vritet një person
18 Maj, 20:44
Ai tregonte se autorët, pasi kanë goditur automjetin “Mitsubishi” ku udhëtonte, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli atë dhe shoferin e tij, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.
Prona prej 28 hektarësh, në të cilën kompania “Omnix Albania”, me administrator biznesmenin libanez, do të investonte rreth 200 milionë euro për ngritjen e një kompleksi turistik u la në mes. Kompania tërhoqi gjithë investimin dhe dhjetë ditë pas dhunimit, biznesmeni u largua nga vendi ynë, me barrel. Projekti turistik parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018 duke e shndërruar Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja
Pamjet nga vendngjarja Pamjet e mëposhtme janë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Pamjet e sigu...
Ekzekutohet Arben Mërkuri, rrahu biznesmenin libanez me Landi Muharremin në vitin 2016
DURRËS- Arben Mërkuri është personi që ra pre e një atenti mbrëmjen e sotme në Sukth. Mësohet se 48-vjeçar...
Identifikohet personi që u vra në Sukth
Foto Ilustruese DURRËS- Personi që u vra në Durrës është 42 vjeç. Bëhet fjalë për të riun e ident...
55-vjeçarin e zë korenti në tarracën e shtëpisë, përfundon në spital
Foto Ilustruese TIRANË- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrik...
Atentat në Sukth, vritet një person
Foto Ilustruese DURRËS- Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...
“Atletet ja ruaj ende”/ Vrasja e Mario Majollarit, dëshmitë rrëqethëse të nënës: Humbi azilin se vendi ishte 'i sigurt’
Mario Majollari TIRANË- Plumbat në vitet e fundit nuk ka qenë tinëzar vetëm ndaj rivalëve, por edhe ndaj të rinjve t&eu...
U eliminuan në 60 sekonda! Publikohen PAMJET e vrasjes së Çollakut e Bitrit në Elbasan
Momenti kur vritet Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri ELBASAN- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e ekzekutimit të Ardian Çol...
Zbulohet në Fier servisi që shiste makina të vjedhura nga vendet e BE
Foto Ilustruese FIER- Një 54-vjeçar me inicialet T.M., është proceduar penalisht pasi në servisin e tij shiste automjete të...
Covid, MSH: 44 raste të reja gjatë 20 orëve të fundit
Covid TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri....
Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, lihet në arrest shtëpie
ITALI- Një shqiptar është arrestuar për drogë në bregdetin e Molises në itali. Termolionline.it shkruan se 33-vjeçar...

