Aktualitet

Mërkuri u vra sot, rrahu libanezin me të ‘tmerrshmin e Sukthit’, Mitri la 200 mln euro investim në gjysmë e iku me barrelë nga Shqipëria

Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

18 Maj 2022, 21:32 Nga DOSJA
Mërkuri u vra sot, rrahu libanezin me të ‘tmerrshmin e
Momenti kur Faad Mitri largohet nga Shqipëria

DURRËS- Arbën Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari që u vra në qendër të Sukthit mbrëmjen e sotme ka qenë një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

Fillimisht policia e shtetit e klasifikoi si një ngjarje aksidentale, por më pas versionet e tjera nuk munguan.  Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja, të tre me banim në Sukth u thirrën dhe u morën në pyetje pasi ishin të dyshuarit e parë për ngjarejn, por gjithçka mbeti me aq. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. Vetë 55-vjeçari u mor në pyetje nga hetuesit ku dëshmoi se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Ai tregonte se autorët, pasi kanë goditur automjetin “Mitsubishi” ku udhëtonte, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli atë dhe shoferin e tij, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.

Prona prej 28 hektarësh, në të cilën kompania “Omnix Albania”, me administrator biznesmenin libanez, do të investonte rreth 200 milionë euro për ngritjen e një kompleksi turistik u la në mes. Kompania tërhoqi gjithë investimin dhe dhjetë ditë pas dhunimit, biznesmeni u largua nga vendi ynë, me barrel.  Projekti turistik parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018 duke e shndërruar Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2022, 20:43

Atentat në Sukth, vritet një person

Foto Ilustruese DURRËS- Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...