Politike

Komisioni/ Kreu i KLP: 8 Prokurorë kërkuan mbrojtje. Xhafaj me rezerva: Raporti nuk kuptohet

Raporti vjetori i KLP-së u prezantua diten e sotme në Komisionin e Ligjeve. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj kishte rezerva ndërsa Pandeli Majko u shpreh se është në anën e prokurorëve.

18 Maj 2022, 14:27 Nga DOSJA
Komisioni/ Kreu i KLP: 8 Prokurorë kërkuan mbrojtje. Xhafaj me
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u prezantua ditën e sotme raporti vjetor i veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2021. Kryetari i KLP-së, Alfred Balla bëri një raport të vitit 2021 për punët e kryera në institucionin që ai drejton. 

Balla deklaroi se KLP është mbledhur në 39 seanca plenare, 5 herë në muaj duke përgatitur 52 raporte vlerësimi profesional për prokurorët në kuadër të procesit të vettingut. Përgjatë vitit të kaluar, janë shkarkuar 2 prokurorë, janë kryer dy procedime, dy të arrestuar dhe një prokuror në arrest në shtëpi. Po ashtu, Balla ceku edhe pjesën e sigurisë së Prokurorëve. Ai tregoi se janë marrë në mbrojtje 8 prokurorë pasi janë hasur në kërcënime. 

Gjatë vitit 2021, janë caktuar përkohësisht si drejtues 14 prokurorë, janë emëruar 4 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, janë shkarkuar 41 prokurorë të tjerë.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj kishte ankesa për raportin e prezantuar pasi sipas tij, nuk është i denjë që t'i paraqitet në Kuvend, pasi ka gjëra të paqarta. Xhafaj tha se ka pasur akuza të forta nga politika në lidhje me performancën e prokurorëve, për të cilët tha se sot janë më të pavarur se kurrë, e se paguhen njësoj me drejtuesit e gjykatës së lartë.

Deputeti i PS Pandeli Majko shprehu shqetësimet për deklaratën e djeshme të prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Ky i fundit deklaroi se në vend janë 320 prokurorë, që sillen sikur janë prokurorë të përgjithshëm. 

Ditën e djeshme edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi përballë Komisionit të Ligjeve, punën vjetore që është bërë në institucionin që ai drejton përgjatë vitit 2021.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll