Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet, nafta ulet, benzina rritet

Çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm, me 90 lekë për litër.

18 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet,
Foto Ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se këtë pasdite futet në fuqi çmimi i ri i naftës që do të shitet me 234 lekë për litër, duke u ulur me 3 lekë nga çmimi i mëparshëm. Ndërsa benzina është rritur me tre lekë për litër dhe nga pasditje e sotme do të shitet me 22 lekë për litër. Çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm, me 90 lekë për litër.

Njoftimi zyrtar:

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll