Aktualitet

Iu gjet kokainë në xhep, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Ai akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

18 Maj 2022, 17:40 Nga DOSJA
Iu gjet kokainë në xhep, arrestohet 19-vjeçari në
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me kokainë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të riut i është gjetur lënda narkotike në xhep pas një kontrolli nga efektivët. 19-vjeçari me inicialet A.B., akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll