Aktualitet

Trafik kanabisi në vendet e BE, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për të arrestuarit e ‘Limit’

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimet me burg për të pandehurit, ku personi që është ndëshkuar më shumë me 10 vite heqje lirie është Sokol Mërsini.

18 Maj 2022, 16:26 Nga DOSJA
Trafik kanabisi në vendet e BE, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Foto ilustruese

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për 13 e pandehurit, të prangosur në kuadër të operacionit “Limit”. Nën akuzën për trafikim të narkotikëve, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimet me burg për të pandehurit, ku personi që është ndëshkuar më shumë me 10 vite heqje lirie është Sokol Mërsini. Ndërsa Gjergji Muke dhe Romeo Tare, të dy janë dënuar me nga 3.4 vite burg.

LISTA E TË DËNUARVE:

Sokol Mërsini dënohet me 10 vite burg
Andrea Caca dënohet me 9.4 vite burg
Besjan Zeneli dënohet me 8 vite burg
Bilbil Shqalsi dënohet me 8 vite burg
Eljon Jaho dënohet me 8 vite burg
Emiljano Kalemi dënoeht me 8 vite burg
Enkeledi Sadik dënohet me 8 vite burg
Kristo Çobaj dënohet me 8 vite burg
Aleksandër Pepi dënohet me 8 vite burg
Festim Corbaxhi dënohet me 8 vite burg
Hysni Sadiku dënohet me 6 vite burg
Bektash Zeneli dënohet me 6 vite burg
Gjergji Muke dënohet me 3.4 vite burg
Romeo Tare dënohet me 3.4 vite burg
Rexhep Pipeku dënohet me 8 vite burg

Pas arrestimeve në 2019, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Mësohet se këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, që vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit në Shqipëri dhe në Greqi, këtyre grupeve iu është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll